Pas 11 vitesh, azhurnohet lista bazë e ilaçeve, Klekovski: Lista e re modernizon trajtimin e sëmundjeve

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar listën mujore të barnave, respektivisht azhurimin e listës bazë të ilaçeve. Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, theksoi se në listën e re nuk shtohen vetëm 109 barna ose substanca aktive, por ndryshon edhe qasja terapeutike për një numër të madh sëmundjesh. Lista është miratuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Po njoftoj miratimin e listave mujore të barnave më konkretisht, ndryshimet e listave të mëparshme të vitit 2015. Kjo listë është e rëndësishme sepse kanë marë pjesë shumë pjesëmarrës për të vazhduar një proces të mëtejshëm të gjerë, që përfshin një platformë kombëtare ku u angazhua opinioni dhe u miratua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila ofroi ndihmë teknike për këtë platformë.” – Ministër i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.
Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thuhet se lista e barnave do të ndihmojë në sigurinë e nevojave klinike së bashku me krijimin e një sistemi modern.
“Publikimi zyrtar i listës së barnave të Shoqatës në Gazetën Zyrtare tregon se jemi vërtet në krye të krijimit të një sistemi modern, të barabartë dhe rezistent për Republikën e Maqedonisë së Veriut.” – Akim Alii, Përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Megjithatë, lista nuk është finalizuar sepse kanë mbetur edhe disa çështje për t’u rregulluar, më konkretisht rregulloret për listën e barnave dhe çmimet e barnave. /Alsat.mk



