Fundi i epokës së Messit, Argjentina ka zgjedhur kapitenin e saj të ri

Cristian ‘Cuti’ Romero është përzgjedhur nga përzgjedhësi Lionel Scaloni si kapiteni i ri i Kombëtares së Argjentinës, duke marrë përsipër shiritin e kapitenit për një cikël të ri të ‘Albiceleste’.

Ky vendim historik vjen pas tërheqjes përfundimtare të Lionel Messit nga Kombëtarja.

39-vjeçari ka vendosur ta mbyllë kapitullin e tij legjendar me përfaqësuesen pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.

Emërimi i mbrojtësit 28-vjeçar nuk është një vendim i marrë në moment nga stafi teknik, por pjesë e një plani të hartuar disa muaj para turneut botëror.

Sipas Gaston Edul të TyC Sports, ishte parashikuar që Romero të trashëgonte shiritin e kapitenit në mungesë të Messit dhe Nicolas Otamendit.

Mbrojtësi i Atletico Madridit, një prej shtyllave kryesore të Argjentinës në triumfet e Copa America 2021 dhe 2024, Finalissima 2022 dhe Kupës së Botës 2022 në Katar, do ta ndajë rolin e liderit me emra të tjerë të rëndësishëm të skuadrës, si Emiliano Martinez dhe Leandro Paredes./Telegrafi/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button