Çmimi i naftës në nivelin më të lartë në pesë muajt e fundit

Çmimi i naftës në tregun botëror sot arriti nivelin më të lartë në pesë muajt e fundit.

Çmimi i naftës bruto të tipit “Brent”, nga Deti i Veriut, në bursën e Londrës u rrit me 2,8 për qind dhe tani tejkalon 118 dollarë për fuçi. Ky zhvillim shkaktoi rënie të bursave në Amerikë dhe Evropë.

Rritja e çmimeve të naftës vjen pas një raportimi të gazetës së përditshme amerikane “The New York Times”, sipas të cilit, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po përgatisin plane për sulme të mundshme ndaj Iranit pas zgjedhjeve amerikane të nëntorit.

Gjatë javës, çmimi i naftës u rrit për më shumë se katër për qind, duke shtuar presionin mbi tregjet e aksioneve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button