Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, uron Arlinda Hasani Sinani pas betimit si zëvendësguvernatore e Bankës Popullore

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi se sot Arlinda Hasani Sinani dha deklaratën solemne në Kuvend, pas emërimit të saj në detyrën e zëvendësguvernatores së Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gashi i uroi Hasani Sinanit suksese në detyrën e re, duke theksuar rëndësinë e profesionalizmit, integritetit dhe përgjegjësisë institucionale në ushtrimin e kësaj përgjegjësie.
Ai shprehu pritjen që këto vlera të jenë udhërrëfyese gjatë mandatit të saj dhe në përmbushjen e detyrave të rëndësishme në Bankën Popullore.



