Gashi: Në Kuvendin Republikan, kremtuam 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me rastin e 35-vjetorit të Pavarësisë, ka folur për rrugëtimin e vendit dhe sfidat për të ardhmen, duke vënë theksin te institucionet funksionale, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit.

“Në këtë përvjetor, në praninë e përfaqësuesve institucionalë, trupit diplomatik, deputetëve, ish-funksionarëve dhe miqve të shtetit, u rikthyem te rruga që kemi kaluar si shtet në këto 35 vite, por edhe te pyetja më e rëndësishme: çfarë shteti duam të ndërtojmë në 35 vitet që vijnë?

Besoj fuqishëm se duhet ta shohim këtë përvjetor përmes asaj që kemi ndërtuar, me besim dhe optimizëm për atë që mund të bëjmë më mirë.

“Shteti i së ardhmes duhet të jetë shtet i institucioneve funksionale, ku administrata nuk e sheh qytetarin si barrë, por si arsye të ekzistencës së saj, ku ligji zbatohet në mënyrë të barabartë, pavarësisht përkatësisë së palës, ku korrupsioni luftohet si ves dhe ku të gjithë e shohin ëndrrën e përbashkët europiane.”

Kjo është sfida e brezit tonë: ta ndërtojmë një Republikë ku askush nuk ndihet i huaj në shtetin e vet dhe ku e ardhmja personale e çdo qytetari lidhet me të ardhmen e përbashkët të vendit.

Në emrin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i urova të gjithë qytetarët për 8 Shtatorin – 35-vjetorin e Pavarësisë!”, deklaroi Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button