Kryeparlamentari Gashi pret ministren turke Mahinur Özdemir Göktaş, në fokus politikat sociale dhe fuqizimi i familjes

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka pritur në Kuvend ministren e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Republikës së Turqisë, Mahinur Özdemir Göktaş.

Sipas Gashit, në fokus të takimit ishin politikat sociale, mbrojtja dhe fuqizimi i familjes, si dhe mundësitë për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira mes dy vendeve.

Gashi theksoi se gjatë takimit u riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, duke i cilësuar ato si dëshmi të lidhjeve të forta mes dy vendeve dhe bazë për një partneritet të qëndrueshëm.

“Theks të veçantë i kushtuam forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit institucional dhe parlamentar, si një kontribut i rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe”, deklaroi Gashi.

Ai e falënderoi ministren turke për vizitën, duke shprehur bindjen se takime të tilla mund të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit dhe në krijimin e iniciativave të reja konkrete në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button