Mbrojtja Civile palestineze nxjerr 55 trupa nga rrënojat në Gaza

Mbrojtja Civile palestineze ka bërë të ditur se ekipet e saj kanë nxjerrë trupat dhe mbetjet mortore të 55 personave nga rrënojat e një ndërtese në zonën Zeytoun, në qytetin e Gazës.
Të gjitha viktimat i përkasin familjes Malka dhe ishin strehuar në këtë ndërtesë rreth dy vite më parë, gjatë një fushate bombardimesh izraelite.
Autoritetet thanë se gjatë 72 orëve të fundit kishin kërkuar më shumë se 60 trupa të viktimave nga familja Malka.
Pas zbulimit të shumicës së mbetjeve mortore, në fillim të javës së ardhshme pritet të zhvillohet një ceremoni e përbashkët varrimi. /Al Jazeera/



