Seti udhëzues LGK-84 i ASELSAN godet dy objektiva të ndryshëm me saktësi të plotë

Seti udhëzues i zhvilluar nga ASELSAN u testua në Aktivitetin Ndërkombëtar Demografik të Sistemeve të Udhëzimit, ku morën pjesë zyrtarë ushtarakë nga më shumë se 15 vende, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate të bërë nga kompania, në aktivitetin e zhvilluar në poligonin e qitjes Konya Karapınar, janë bërë dy të shtëna të veçanta nga LGK-84, pjesëtar i familjes LGK për municione të rënda dhe nga platforma F-16.

Ndërkohë që në goditjen e parë LGK-84 u shënjestrua transportuesi i blinduar i personelit, ndërsa në goditjen e dytë u godit objektivi i tankut. Të dy municionet neutralizuan objektivat e tyre me saktësi të plotë.

Kështu, sistemi LGK-84 i ASELSAN i pajisur me teknologjinë e udhëzimit me lazer demonstroi aftësinë e tij të goditjes me precizion të lartë kundër objektivave fikse tokësore përpara pjesëmarrësve ndërkombëtarë.

Përveç të shtënave LGK-84, në aktivitetin demo u përdorën edhe dy municione të ndryshme të drejtuara nga platforma AKINCI SIHA.

LGK-82, i lëshuar nga AKINCI, goditi me saktësi të plotë një objektiv të transportuesit të blinduar të personelit. Ndërsa kiti udhëzues GOZDE, i zhvilluar në bashkëpunim me TUBITAK, ishte i suksesshëm në gjuajtjen kundër një objektivi që lëvizte me shpejtësi 50 kilometra në orë.

Objektivat u goditën me saktësi të plotë në të dy goditjet LGK-84, një LGK-82 dhe një GOZDE të kryera brenda qëllimit të demonstrimit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button