Ushtria izraelite zhvillon stërvitje në Lartësitë e pushtuara të Golanit

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se zhvilloi një stërvitje ushtarake përgjatë kufirit me Sirinë dhe në pjesë të Lartësive të pushtuara të Golanit, transmeton Anadolu.

Ushtria tha se Divizioni 210 “përfundoi stërvitjen me pjesëmarrjen e forcave nga sektorët fqinjë dhe Komanda e Frontit të Brendshëm, në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe shërbimet e emergjencës dhe shpëtimit”.

Ushtria tha se forcat u stërvitën për “dhjetëra skenarë”, duke theksuar se stërvitjet gjithashtu “përfshinë mësimet e nxjerra nga fronte të ndryshme luftarake” dhe nga ngjarjet e 7 tetorit të vitit 2023.

Në atë datë, grupi palestinez i rezistencës Hamas dhe fraksione të tjera palestineze nisën një sulm hakmarrës në shkallë të gjerë nga Rripi i Gazës në jug të Izraelit.

Izraeli ka pushtuar pjesën më të madhe të Lartësive siriane të Golanit që nga viti 1967. Pas rënies së regjimit të Bashar Asadit në fund të vitit 2024, Izraeli shpalli të pavlefshme marrëveshjen e shkëputjes së forcave të vitit 1974 dhe pushtoi zonën tampon siriane dhe zona të tjera, përfshirë anën siriane të Malit Hermon (Jabal al-Sheikh).

Izraeli gjithashtu mban të pushtuara territore palestineze dhe libaneze dhe refuzon të tërhiqet prej tyre apo të lejojë krijimin e një shteti të pavarur palestinez në përputhje me rezolutat përkatëse të OKB-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button