Nga sot autobusët e JSP-së qarkullojnë sipas orarit dimëror

Nga sot, 1 shtator, autobusët e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik (JSP) „Shkup“ qarkullojnë sipas orarit dimëror. Me përfundimin e regjimit veror, transporti publik urban rikthehet në orarin që zbatohet gjatë vitit shkollor.

Nga JSP u bëjnë thirrje udhëtarëve që me kohë t’i kontrollojnë oraret e linjave që përdorin çdo ditë, pasi me kalimin në orarin dimëror ndryshojnë disa nisje. Oraret aktuale janë publikuar në faqen zyrtare të ndërmarrjes.

Sipas orarit dimëror, nga sot qarkullon edhe linja e re numër 37, në relacionin Karposh 3 – Radishan, e cila u vu në funksion më 17 gusht dhe deri dje qarkullonte sipas orarit veror.

Kalimi në regjimin dimëror përkon me fillimin e vitit të ri shkollor dhe rritjen e numrit të udhëtarëve në transportin publik.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button