Sulejmani uron nxënësit e klasave të para: “Një hap i rëndësishëm drejt dijes dhe suksesit”

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, ka vizituar Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ku ka pritur nxënësit e klasave të para dhe ka theksuar përmirësimin e kushteve në shkollë.

“Sot pata kënaqësinë ta filloj ditën me vizitën e Shkollës Fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ku së bashku me drejtorin Muhamet Zeqiri, pritëm nxënësit e klasave të para në ditën e tyre të parë të shkollës.

Nxënësve dhe prindërve të tyre u urova një fillim të mbarë të vitit shkollor dhe, mbi të gjitha, një fillim të bukur të rrugëtimit të tyre drejt dijes, edukimit dhe suksesit. Për vogëlushët tanë, kjo është një ditë e veçantë dhe një hap i rëndësishëm në jetën e tyre.

Këtë vit, Shkolla “Naim Frashëri” i pret nxënësit në kushte dukshëm më të mira, falë një donacioni të çmuar nga donatori Arben Ademi dhe Shoqata Humanitare “Swiss Barakah”. Për këtë kontribut të jashtëzakonshëm dhe për zemërgjerësinë e treguar ndaj nxënësve dhe arsimit, i falënderoj përzemërsisht.

Gjithashtu, theksova se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për një fillim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor. Për të tretin vit radhazi, është siguruar shpërndarja me kohë e librave shkollorë, si dhe janë krijuar të gjitha parakushtet e nevojshme për një fillim të organizuar dhe të suksesshëm të procesit mësimor.

Uroj që ky vit shkollor të jetë vit i dijes, punës, sukseseve dhe arritjeve të reja.

Suksese të gjithë nxënësve, veçanërisht më të vegjëlve që sot hodhën hapin e parë në rrugën e dijes!

Urime dhe punë të mbarë stafit mësimor dhe menaxhmentit të Shkollës “Naim Frashëri”.

Qoftë një vit i mbarë, i suksesshëm dhe plot dije për të gjithë!, deklaroi Sulejmani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button