Nepal kërkon ndihmë teknike ndërsa numri i të zhdukurve shkon në gati 3 mijë

Nepali u ka bërë thirrje vendeve fqinje për ndihmë të specializuar teknike në operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa pas përmbytjeve shkatërruese në rajonin Nepal–Tibet, numri i personave të zhdukur është rritur në afro 3.000.
Qeveria nepaleze ka kërkuar ndihmë për hapjen e tuneleve ku dyshohet se ka persona të bllokuar, përdorimin e teknologjive për lokalizimin e të mbijetuarve, analiza të shpejta mjeko-ligjore dhe të ADN-së, si dhe kapacitete për ruajtjen e trupave të viktimave.
Një ekip i specializuar indian prej 11 anëtarësh është mobilizuar për shpëtimin në tunele, ndërsa një ekip shpëtimi nga Kina pritet të arrijë së shpejti.
Sipas të dhënave më të fundit, në Nepal janë raportuar 669 viktima, ndërsa në anën tibetiane janë regjistruar edhe viktima të tjera. Operacionet e shpëtimit vazhdojnë në terren, në kushte jashtëzakonisht të vështira.



