Bastisje në Koçan, arrestohen dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda

Dy persona nga Koçani janë privuar nga liria pasi policia ka siguruar informacione operative se ata dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve të rënda në territorin e Koçanit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rasti ka ndodhur më 27 gusht 2026, kur nëpunës policorë nga SPB Koçan kanë privuar nga liria D.S. (42) dhe V.Z. (26), të dy nga Koçani.

“Më 27.08.2026, nëpunës policorë të SPB Koçan e kanë privuar nga liria D.S. (42) dhe V.Z. (26), të dy nga Koçani, pas informacioneve operative të siguruara më parë se ata janë autorë të disa vjedhjeve të rënda në territorin e SPB Koçan”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Me urdhër paraprak të gjykatës, policia ka kryer bastisje në banesat e dy personave.

“Është kryer bastisje në banesat e tyre, me urdhër paraprak të gjykatës, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar sende që rrjedhin nga vepra penale sipas nenit 236 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njofton MPB.

Policia bën të ditur se hetimi do të vazhdojë dhe se pas dokumentimit të plotë të rastit do të ndërmerren masat përkatëse ligjore.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë kallëzimet përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button