Sali dhe Shasivari koordinojnë hapat për integrimin evropian

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka zhvilluar takim koordinues me ministrin e Drejtësisë, Jeton Shasivarin, ku në fokus kanë qenë prioritetet dhe detyrimet që lidhen me procesin e integrimit evropian të vendit.
Sali bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për hapat që kërkojnë koordinim të ngushtë ndërinstitucional, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, zbatimin e reformave dhe përmbushjen në kohë të obligimeve që burojnë nga agjenda evropiane.
“Diskutuam për hapat që kërkojnë koordinim të ngushtë ndërinstitucional, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, zbatimin e reformave dhe përmbushjen në kohë të obligimeve që burojnë nga agjenda evropiane”, deklaroi Sali.
Ai theksoi se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian kërkon angazhim të përbashkët dhe koordinim të vazhdueshëm nga të gjitha institucionet.
“Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian kërkon angazhim të përbashkët, koordinim të vazhdueshëm dhe rezultate konkrete nga të gjitha institucionet”, tha zëvendëskryeministri i parë.
Sipas tij, institucionet do të vazhdojnë bashkëpunimin intensiv për avancimin e reformave dhe përmbushjen e prioriteteve në rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian.
“Në këtë drejtim, do të vazhdojmë bashkëpunimin intensiv për avancimin e reformave dhe përmbushjen e prioriteteve në rrugën tonë drejt BE-së”, përfundoi Sali.

