Rritet në 8 numri i të vdekurve nga sulmi në kishë në Jordani

Numri i të vdekurve nga sulmi i së premtes ndaj personave që po merrnin pjesë në një funeral në kishën Hamoud, në rajonin Karak të Jordanisë jugore, është rritur në tetë, njoftoi të shtunën ministri i Shëndetësisë i vendit, transmeton Anadolu.
Në deklarata të transmetuara nga televizioni jordanez Al-Mamlaka, ministri i Shëndetësisë, Ibrahim al-Badour, ka thënë: “Njëri prej të plagosurve në aktin terrorist mbetet në gjendje kritike”.
Të premten, drejtori i Sigurisë Publike të Jordanisë, Obaidallah Maaytah, kishte njoftuar se nga sulmi ishin vrarë shtatë persona dhe ishin plagosur 27 të tjerë.
Pas incidentit, kryeministri i Jordanisë, Jafar Hassan, urdhëroi shpalljen e tri ditëve zie kombëtare, duke filluar nga e premtja, 23 tetor.
Hassan urdhëroi gjithashtu që flamujt të ulen në gjysmështizë në ministri, departamente qeveritare dhe institucione publike gjatë periudhës së zisë.



