Presidenti Erdogan diskuton çështjet rajonale në biseda telefonike me liderët afrikanë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka diskutuar për çështjet rajonale me homologun e tij ruandez, Paul Kagame dhe presidentin e Republikës Demokratike të Kongos, Felix Tshisekedi, në biseda të ndara telefonike, transmeton Anadolu.

Gjatë bisedës me Tshisekedin, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë, dy liderët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Kongos.

Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve në shumë fusha, veçanërisht në investime, tregti, industrinë e mbrojtjes dhe siguri.

Ai gjithashtu shprehu mbështetjen e Turqisë për proceset e nisura me synimin për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe paqësore të situatës së sigurisë në lindje të Kongos.

Erdogan shprehu më tej gatishmërinë e Turqisë për të dhënë “kontributet e nevojshme për krijimin e një mjedisi konstruktiv për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese”.

Në një bisedë tjetër me Kagamen, Erdogan theksoi se ishte shënuar përparim pozitiv në tregti dhe investime mes Turqisë dhe Ruandës.

Ai shtoi se Turqia do të vazhdojë të bashkëpunojë me Ruandën në shumë fusha, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes.

Erdogan gjithashtu përshëndeti përpjekjet për uljen e tensioneve mes Ruandës dhe Kongos.

Ai përshëndeti më tej vazhdimin e qasjes konstruktive mes dy vendeve dhe riafirmoi mbështetjen e Turqisë për këtë proces.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button