💶 Paga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut dhe në vendet e rajonit dhe më gjerë 💰

Pagat mesatare në rajon: Maqedonia e Veriut me 787 euro, para Shqipërisë dhe Kosovës
Të dhënat e publikuara nga Raditi.eu paraqesin një pasqyrë të pagave mesatare në vendet e rajonit.
Sipas listës, Sllovenia kryeson me pagë mesatare prej 1.723 eurosh, e ndjekur nga Kroacia me 1.555 euro dhe Hungaria me 1.496 euro.
Në pjesën tjetër të rajonit, Bullgaria renditet me 1.103 euro, Rumania me 1.094 euro, Mali i Zi me 1.036 euro, ndërsa Serbia me 1.026 euro. Bosnja dhe Hercegovina ka pagë mesatare prej 872 eurosh.
Maqedonia e Veriut renditet me një pagë mesatare prej 787 eurosh, ndërsa pas saj vijnë Shqipëria me 750 euro dhe Kosova me 636 euro.
Këto shifra tregojnë dallime të konsiderueshme në nivelin e pagave mes vendeve të rajonit, me Slloveninë që kryeson bindshëm listën.
Burimi: Raditi.eu



