Drejtori i Fondit për Sigurimin e Depozitave, Behar Emini: Dokument i falsifikuar me emrin dhe nënshkrimin e Fondit është dorëzuar për verifikim

Drejtori i Fondit për Sigurimin e Depozitave, Behar Emini, përmes institucionit që drejton, ka njoftuar opinionin publik për një rast të dokumentit të falsifikuar që pretendohej se ishte lëshuar nga Fondi.

Më 26 gusht 2026, në Fond është dorëzuar për verifikim një kontratë, autenticiteti i së cilës ishte vënë në pikëpyetje. Pas verifikimit, është konstatuar se bëhet fjalë për dokument të rremë, ku pa autorizim janë përdorur të dhëna zyrtare, emri, nënshkrimi dhe shenjat zyrtare të Fondit dhe të drejtorit të tij.

Për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të dokumentit me qëllim të mashtrimit dhe përfitimit të mjeteve financiare, Fondi për Sigurimin e Depozitave ka paraqitur kallëzim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme – Njësisë për Krim Ekonomik dhe Kompjuterik.

Fondi thekson se nuk lëshon kontrata që garantojnë sigurinë e investimeve private dhe nuk ndërmjetëson marrëveshje të tilla investimi.

Drejtori Behar Emini dhe Fondi u bëjnë thirrje qytetarëve, kompanive dhe institucioneve që të tregojnë kujdes ndaj dokumenteve, ofertave apo mesazheve që përdorin emrin ose logon e Fondit dhe të verifikojnë autenticitetin e tyre përmes kanaleve zyrtare.

Për rastin janë njoftuar organet kompetente, ndërsa Fondi ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë plotësisht me institucionet gjatë procedurës së mëtejshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button