GASHI DHE KURTI BASHKË PËR NËNË TEREZËN: “MESAZHI I SAJ PËR PAQE DHE SOLIDARITET MBETET UNIVERSAL”

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në manifestimin kushtuar 26 gushtit, ditëlindjes së humanistes së madhe dhe bijës së njohur të Shkupit, Nënë Terezës.
Në kuadër të manifestimit u promovua edhe libri “Udha misionare e Gonxhe Bojaxhiut drejt Nënë Terezës universale”, me autorë Skender Asani dhe Albert Ramaj.
Gashi tha se ishte kënaqësi për të që të merrte pjesë në këtë ngjarje, duke vlerësuar lart figurën dhe veprën e Nënë Terezës.
“Nënë Tereza mbetet një nga figurat më të ndritura të njerëzimit, simbol i dashurisë, humanizmit dhe përkushtimit ndaj njeriut në nevojë”, deklaroi Gashi.
Sipas tij, jeta dhe vepra e Nënë Terezës përbëjnë një mesazh të fuqishëm dhe një vlerë të çmuar për kombin dhe shtetin.
“Jeta dhe vepra e saj mbeten një mesazh i fuqishëm për të gjithë ne dhe një vlerë e çmuar që i bën nder kombit dhe shtetit”, theksoi kryeparlamentari.
Gashi shtoi se përmes manifestimit u nderua kujtimi i Nënë Terezës dhe trashëgimia e saj, veçanërisht mesazhi universal i paqes, dashurisë dhe solidaritetit.
“Me respekt dhe mirënjohje, nderuam kujtimin e saj dhe mesazhin universal të paqes, dashurisë dhe solidaritetit që ajo na la trashëgimi”, u shpreh Gashi.
Manifestimi i 26 gushtit, ditëlindjes së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, shërbeu edhe si një rast për të rikujtuar lidhjen e saj me Shkupin dhe kontributin e jashtëzakonshëm humanitar që e bëri atë një nga figurat më të njohura dhe të respektuara në botë.



