“Edhe një premtim po realizohet”, Kurtishi njofton asfaltimin e rrugës në Kumanovë

Rruga në lagjen “Kiro Fetak” në Kumanovë ka nisur të asfaltohet, duke i dhënë zgjidhje një problemi të kahershëm për banorët e kësaj zone.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, i cili përmes një njoftimi ka theksuar se asfaltimi është një tjetër premtim që po nis të realizohet.

“Të dashur banorë të lagjes ‘Kiro Fetak’, edhe një premtim po fillon të realizohet! Asfaltimi i rrugës, një problem i kahershëm, tashmë po merr zgjidhje”, ka shkruar Kurtishi.

Ai u ka uruar banorëve realizimin e projektit, duke theksuar edhe angazhimin e koalicionit VLEN për, siç shprehet, të mirën e përgjithshme.

“Ta gëzojnë banorët! Ja VLEN për të mirën e përgjithshme!”, ka përfunduar Kurtishi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button