Diell paradite, stuhi pasdite – ja si do të jetë moti sot

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë, me periudha me diell. Gjatë pasdites do të ketë reshje lokale shiu të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa zona do të ketë kushte për stuhi me erë të fortë dhe breshër. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Gjatë pasdites, në pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.



