Në Evropë janë regjistruar 631 raste të virusit të Nilit Perëndimor në 12 vende këtë vit

Në 12 vende të Evropës janë regjistruar 631 raste të virusit të Nilit Perëndimor që nga fillimi i vitit, transmeton Anadolu.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) publikoi të dhëna lidhur me rastet e virusit të Nilit Perëndimor.

Sipas të dhënave, Italia është vendi ku është regjistruar numri më i madh i rasteve të virusit të Nilit Perëndimor që nga fillimi i vitit, me 311 raste.

Pas Italisë renditet Greqia me 157 raste, ndërsa në vendin e tretë është Spanja me 63 raste.

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 43 raste, në Rumani 28, në Francë 17, në Serbi 6, në Holandë 2, ndërsa në Shqipëri, Austri, Gjermani dhe Kosovë nga një rast.

Kështu, në 12 vende janë regjistruar gjithsej 631 raste të virusit të Nilit Perëndimor.

Në Evropë numri i rajoneve ku janë shfaqur raste ka arritur në 99, ndërsa numri i rajoneve ku rastet janë regjistruar për herë të parë këtë javë është 21.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button