Bullgaria i ktheu 11.6 tonë speca nga Maqedonia e Veriut për shkak të pesticideve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se Bullgaria ka kthyer 11.6 tonë speca nga Maqedonia e Veriut, për shkak të nivelit të rritur të pesticideve, transmeton Portalb.mk.

 

Drejtori i AUV-së, Oliver Millanov, njoftoi se ende pritet vendimi nëse sasia do të asgjësohet në vendin importues, në Bullgari, apo do të kthehet në Maqedoninë e Veriut.

 

“Operatori ka të drejtë që specat të asgjësohen ose të kthehen. Ne, së bashku me Inspektoratin e Bujqësisë, do t’i asgjësojmë me kërkesë të operatorit ose të vendit importues. Jemi njoftuar për rastin konkret dhe presim të shohim nëse do të asgjësohen në Bullgari apo do të kthehen këtu, ku operatori do t’i asgjësojë në ‘Drislla’”, deklaroi Millanov.

 

Kujtojmë se ditë më parë, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka njoftuar se nga 3 gushti 2026, Bullgaria i ka shtuar kontrollet ndaj importit të dërgesave me fruta dhe perime në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut.

 

Masa u referohet dërgesave me origjinë nga vendet e treta, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, të cilat janë të destinuara për tregun bullgar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button