Albrim Hoxha: Nis ripopullimi i Liqenit të Ohrit me troftë: Do të lëshohen rreth 1.6 milionë peshq

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka njoftuar nisjen e procesit të ripopullimit të Liqenit të Ohrit me troftën e Ohrit.

Hoxha, së bashku me përfaqësues të Entit Hidrobiologjik të Ohrit dhe Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, ka ndjekur nga afër fazën e parë të procesit, gjatë së cilës në liqen do të lëshohen 100 mijë trofta.

Peshqit janë prodhuar përmes shumimit artificial gjatë vitit 2025 dhe kanë një peshë mesatare prej rreth 16 gramësh. Procesi i parë do të zgjasë rreth pesë deri në gjashtë ditë.

Faza e dytë, e planifikuar për në shtator, do të jetë dukshëm më e madhe. Në Liqenin e Ohrit pritet të lëshohen rreth 1.5 milionë trofta të tjera, të prodhuara nga shumimi artificial i këtij viti, në një proces që do të zgjasë rreth tri javë.

Në total, gjatë këtyre dy fazave, Liqeni i Ohrit do të ripopullohet me rreth 1.6 milionë trofta të Ohrit.

Zëvendësministri Hoxha ka shprehur mirënjohje për ekipet dhe institucionet që janë të angazhuara në këtë proces, duke theksuar rëndësinë e punës së vazhdueshme për ruajtjen dhe shtimin e kësaj pasurie natyrore.

“Trofta e Ohrit është pasuri që duhet ta ruajmë dhe ta shtojmë”, ka theksuar Hoxha.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button