Aksident i rëndë në autostradën Shkup–Tetovë, katër të rinj nga Pallatica përfundojnë në spital

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Shkup–Tetovë, në afërsi të fshatit Laskarc.

Sipas policisë, automjeti “BMW” me targa të Tetovës, i drejtuar nga E.K. (23) nga fshati Pallaticë, ka humbur kontrollin, është përplasur në gardhin mbrojtës dhe ka dalë jashtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë pësuar drejtuesi E.K. (23), M.S. (19) dhe një 15-vjeçar, ndërsa me lëndime trupore ka përfunduar edhe E.K. (20), të gjithë nga Pallatica.

Të lënduarit janë transportuar në Qendrën Urgjente pranë Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button