500 mijë hektarë të djegur nga zjarret në Europë

Viti 2026 po provon të jetë një nga më kritikët për Europën sa i përket zjarrave masive, ku deri në fillim të gushtit janë djegur afër 500 mijë hektarë tokë në të gjithë Bashkimin Evropian.
Spanja është goditur më së shumti, duke përbërë 38% të sipërfaqes së djegur në BE, ndërsa për Francën ky është viti më i keq që nga viti 2012.
Si pasojë e flakëve agresive, vetëm në Francë dhe Spanjë pati mbi 320 mijë të evakuuar deri në fund të korrikut, banorë dhe turistë, ndërsa mijëra zjarrfikës e forca ushtarake u angazhuan në terren për të frenuar përhapjen.
Alarmi nuk kufizohet më vetëm në vendet e Mesdheut.
Vala e të nxehtit ekstrem ka prekur edhe Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë e Danimarkën, ku sipërfaqet e djegura kanë tejkaluar dyfishin e mesatares shumëvjeçare.
Ekspertët paralajmërojnë se faturat e dëmeve do të arrijnë në miliarda euro, duke përfshirë shkatërrimin e shtëpive, goditjen e turizmit, rritjen e kostove të sigurimeve dhe pasojat e rënda në shëndetin publik nga tymi masiv.



