BE kundër planeve të Serbisë për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër

Zyrtarë të Bashkimit Evropianë (BE) deklaruan se janë kundër planeve të Serbisë për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër, për aq sa kjo nuk bëhet me dialog me Kosovën, transmeton Anadolu.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, në një përgjigje për gazetarët tha se deklaratat e palës serbe nuk mbështesin objektivin për të pasur marrëdhënie normale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Këto deklarata, përfshirë ato për ndryshime të mundshme të rrjedhës së lumit dhe veprime të tilla, nuk e mbështesin objektivin për të pasur marrëdhënie normale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo mund të arrihet vetëm përmes dialogut”, tha Hipper.
Ajo shtoi se përparimi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është parakusht që secila palë të përparojë në rrugën evropiane.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq foli të dielën për planin e devijimit të lumit Ibër, i cili është rreth 270 kilometra i gjatë, buron në Mal të Zi, kalon nëpër Serbi dhe më pas hyn në Kosovë.
Lumi Ibër furnizon liqenin artificial të Ujmanit dhe rreth dy të tretat e këtij liqeni ndodhen në territorin e Kosovës.



