Shkëndija tregon forcë, mposht Vardarin në Shkup

Shkëndija ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në kampionatin vendor, duke triumfuar 2-0 ndaj Vardarit në Shkup.
Skuadra tetovare ishte dominuese sidomos në pjesën e dytë, duke krijuar disa raste të pastra për shënim. Pas një pjese të parë pa gola dhe me pak mundësi serioze, Shkëndija bëri tri zëvendësime në fillim të pjesës së dytë, të cilat sollën ndryshim të menjëhershëm në lojë.
Në minutën e 55-të, Fabrice Tamba zhbllokoi rezultatin pas një aksioni të shpejtë dhe asistimit të Ndzengue. Sulmuesi i Shkëndijës u shfaq në shtyllën e dytë dhe realizoi për 1-0.

Tamba ishte sërish protagonist në minutën e 76-të, kur doli i vetëm përballë portierit të Vardarit, Davор Taleskit, dhe shënoi për 2-0. Shkëndija pati edhe disa mundësi të tjera deri në fund, por rezultati nuk ndryshoi.

Me këtë fitore, Shkëndija merr tri pikët në duelin e parë të sezonit, ndërsa Vardari e nis kampionatin me humbje.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button