Ministri irakian i Naftës: Eksportet e naftës kanë rënë me 75% për shkak të bllokadës së Ngushticës së Hormuzit

Ministri irakian i Naftës, Bassem Mohammed Khudair, tha se eksportet e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit kanë rënë me 75 për qind që nga fillimi i luftës amerikano-izraelite ndaj Iranit.
Khudair, në një konferencë për media, deklaroi se para luftës Iraku eksportonte rreth “3.4 milionë fuçi naftë në ditë”, duke theksuar nevojën për të “gjetur zgjidhje të ardhshme për diversifikimin e rrugëve të eksportit”.
Aktualisht, sipas tij, Iraku “prodhon 2.7 milionë fuçi në ditë dhe eksporton 1.5 deri në 1.7 milionë fuçi”.
Ai shtoi se është zhvilluar dialog me Iranin për të mundësuar eksportin e naftës irakiane përmes ngushticës, por kjo mundësi ende nuk është aktivizuar.
“Ne kundërshtojmë çdo sulm ndaj kompanive të naftës në Irak dhe kemi rënë dakord të ofrojmë kompensim nëse ato pësojnë dëme”, deklaroi ministri irakian.



