Presidenti Erdogan niset për në Arabinë Saudite për bisedime me princin e kurorës saudite dhe kryeministrin pakistanez

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është nisur sot për në Arabinë Saudite për një vizitë pune njëditore, transmeton Anadolu.
Gjatë vizitës, Erdogan pritet të takohet me princin dhe kryeministrin saudit, Mohammed bin Salman dhe kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif.
Të enjten vonë, drejtori turk i komunikimit, Burhanettin Duran, kishte njoftuar vizitën e planifikuar të Erdoganit në një postim në platformën turke të mediave sociale NSosyal.
Ende nuk janë dhënë detaje të mëtejshme për axhendën e takimeve.



