Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani do të nënshkruajnë marrëveshje trepalëshe për mbrojtjen

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani do të nënshkruajnë marrëveshje të përbashkët trepalëshe të mbrojtjes, transmeton Anadolu.
Sipas informacioneve të marra nga burime të sigurisë, Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani do të nënshkruajnë sot një marrëveshje të përbashkët të mbrojtjes në Xheda.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është nisur mëngjesin e sotëm për në Arabinë Saudite për një vizitë pune njëditore.
Ndërsa Pakistani punoi si ndërmjetës për t’i dhënë fund luftës SHBA-Iran, Turqia luajti rol aktiv në fushën diplomatike për të siguruar një armëpushim në Gaza.



