Bekimi nga BDI nuk është në paraburgim sepse nuk mund të ndikojë te i rrahuri në MNAV, thotë Prokuroria e Lartë

Bekim Neziri nuk mund të ndikojë në kontrollorin e rrahur nga M-NAV, ndaj një prokuror i lartë nga Shkupi i propozoi gjykatës që të lirohet nga arresti shtëpiak. Ky është arsyetimi i Prokurorisë së Lartë të Shkupit për “Skopje1” në lidhje me mendimin se Neziri duhet të mbetet pa pasaportë. Po ashtu portali ka pyetur se si janë të sigurt që Neziri nuk do ta përsërisë veprën dhe duke qenë se është kthyer në punë në M-NAV, për çka prokurori i lartë i Shkupit ka treguar se Neziri nuk do ta bëjë këtë, në të kundërtën do të shkojë në paraburgim.
“I dëmtuari ka dhënë deklaratë para prokurorit publik, me të cilën largohet çdo mundësi për të ndikuar ”, kanë thënë për “Shkup1” nga Prokuroria e Lartë.
Duke pasur parasysh se Neziri është njeri i lartë partiak i BDI-së, portali ngriti dyshimet nëse dikush ka ndikuar që të merret një mendim në favor të Nezirit.
“Askush nuk ka bërë presion ndaj prokurorëve publikë nga Prokuroria e Lartë Publike Shkup lidhur me mendimin e tyre të dorëzuar në Gjykatën e Apelit. Prokurorët, para se të marrin vendimet e tyre, i kanë referuar prokurorit të lartë publik, i cili është i njoftuar me rastin dhe pajtohet me vendimet”, kanë thënë për “Shkup1” nga Prokuroria e Lartë.
Neziri para katër ditësh me vendim të Apelit është liruar nga paraburgimi. Neziri dyshohet se ka lejuar sulmuesit të hyjnë në ndërtesën e M-NAV duke e shfrytëzuar kartelën e tij për hyrje, me çka rrezikohet qarkullimi ajror, pasi që pastaj ka patur përljeshje, sulm fizik ndaj disa të punësuarve shqiptar aty. Ndërsa disa prej kontrollorëve të tjerë të fluturimit janë mbajtur nën kërcënim.



