Ndërhyrja e SHBA-së dhe kërcënimet e Trumpit vonojnë marrëveshjen për Hormuzin me Omanin

Një burim iranian tha sot se “ndërhyrja e SHBA-së” dhe kërcënimet nga presidenti Donald Trump janë arsyet kryesore për vonesat në arritjen e një marrëveshjeje me Omanin në lidhje me Ngushticën e Hormuzit, sipas një raporti të medias lokale, transmeton Anadolu.
“Arsyeja kryesore për vonesën në marrëveshjen me Omanin në lidhje me Ngushticën e Hormuzit është ndërhyrja e SHBA-së dhe kërcënimet e Trumpit”, tha burimi iranian për “Sepah News”.
“Për sa kohë që ka ndërhyrje të SHBA-së dhe kërcënim për një sulm ushtarak ndaj Iranit, marrëveshja do të vonohet”, tha burimi duke shtuar se “Irani nuk do të arrijë asnjë marrëveshje nën hijen e kërcënimeve”.
Kjo vjen një ditë pasi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei tha se bisedimet e Teheranit me Omanin mbi Ngushticën e Hormuzit vazhdojnë “pozitivisht”.
