MPB: Arrestohet një person në Shkup, i gjenden kavanoza me marihuanë

Një person është arrestuar pasi gjatë një kontrolli policor mbrëmjen e kaluar iu gjet marihuanë. Ai u kap së bashku me edhe dy persona të tjerë në bulevardin “Partizanski Odredi” në Shkup.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke vepruar mbi bazën e informacioneve operative të siguruara më herët, zyrtarët policorë nga Njësia për Luftimin e Tregtisë së Paligjshme pranë SPB Shkup kanë kryer kontroll ndaj J.B., S.V. dhe D.P. në bulevardin “Partizanski Odredi”.
Gjatë kontrollit, te D.P. janë gjetur dhe sekuestruar dy kavanoza me gjithsej 25 paketime marihuanë, si dhe një peshore digjitale me mbetje të marihuanës.
D.P. është privuar nga liria dhe është dërguar në Stacionin Policor Gjorçe Petrov, ku me urdhër të prokurorit publik është ndaluar për procedurë të mëtejshme.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj D.P. do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 215, paragrafi 1 të Kodit Penal.

