Elezi: Të gjitha dhurimet e gjakut në Maqedoninë e Veriut testohen edhe për virusin “Ethet e Nilit Perëndimor”

Drejtori i Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit, Amir Elezi, ka bërë të ditur se, për shkak të rritjes së rasteve të infektimit me virusin West Nile (Ethet e Nilit Perëndimore), institucioni vazhdon të zbatojë masa shtesë për garantimin e sigurisë së gjakut dhe produkteve të gjakut.

Elezi njoftoi se, duke filluar nga sezoni veror i vitit 2025 dhe duke vazhduar edhe këtë vit, të gjitha dhurimet e gjakut dhe produktet e gjakut testohen edhe për praninë e virusit West Nile.

Sipas tij, kjo masë është pjesë e protokolleve të Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit, me qëllim garantimin e sigurisë transfuzionale dhe mbrojtjen maksimale të pacientëve.

“Duke filluar nga sezoni veror i vitit 2025 dhe duke vazhduar edhe këtë vit, të gjithë dhurimet e gjakut dhe produktet e gjakut testohen edhe për praninë e virusit West Nile”, theksoi Elezi.

Ai siguroi qytetarët se të gjithë pacientët që marrin transfuzion gjaku në Republikën e Maqedonisë së Veriut furnizohen me produkte gjaku të testuara, të sigurta dhe në përputhje me standardet më të larta të sigurisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button