“Conte arrin marrëveshje me Milanin”

Antonio Conte e ka pranuar ofertën e Milanit për t’u bërë trajner i “Rossoneri” nga sezoni i ardhshëm.
Për këtë siguron mediumi italian “TeleLombardia”, përcjell “Gazeta Express”.
Kohëve të fundit nga Italia pati raporte se “Rossoneri” ishin të interesuar për ta angazhuar trajnerin italian nga edicioni i ri pasi ish-trajneri i Juventusit dhe i Interit është takuar me zyrtarin e ri të klubit, Zlatan Ibrahimovic.
Tash, eksperti i transfereve, Luca Momblano zbulon se Conte e ka pranuar pzopozimin e pronarëve të klubit, “Red Burd” dhe se do ta marrë në dorë ekipin nga sezoni i ardhshëm.
Conte e kishte refuzuar ofertën e Napolit në tetor të vitit që shkoi pasi dëshironte të qëndronte më gjatë me familjen.
Ai e kishte mbyllur kontratën me Tottenhamin me një marrëveshje të përbashkët në mars të vitit 2023.
Për ish-futbollistin e njohur italian do të bëhej fjalë për një rikthim në San Siro, ku e kishte fituar “Scudetton” me rivalin, Inter në vitin 2021.
Para kësaj, ai ishte ikonë e Juventusit, si lojtar dhe si trajner, ndërsa ishte larguar nga Torino pasi i kishte drejtuar Bardhezinjtë për dy vjet.



