Motori del nga rruga, lëndohen rëndë nëna dhe dy fëmijë përcjell Zhurnal.mk .

Një nënë dhe dy fëmijë u lënduan këtë fundjavë në një aksident me katër rrota në një fshat të Tetovës.
Më 01.08.2026 në orën 13:25, në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë nga Ndihma e Shpejtë e Tetovës u raportua se një motor me katërrrota kishte dalë nga rruga në rajonin e fshatit Bozovcë. Oficerët e policisë nga SPB-Tetovë shkuan në vendin e ngjarjes dhe konstatuan se M.A. (43 vjeç) nga fshati Shipkovicë, me qëndrim në Gjermani, duke drejtuar një katër-rrota, në të cilën si pasagjerë ishin dy fëmijët e saj të mitur, kishte dalë nga rruga. Personat u transportuan në Spitalin Klinik të Tetovës, ku u konstatuan lëndime trupore, informoi policia.
Prokurori publik nga PTHP Tetovë është njoftuar.

