70 dilerë të arrestuar brenda një jave

Gjatë javës së kaluar, nga 27korriku deri më 2 gusht, zyrtarët policorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në të gjithë territorin e vendit, kanë privuar nga liria dhe kanë ndaluar më shumë se 70 persona, nën dyshimin se kanë kryer vepra penale dhe kundërvajtjeve që lidhen me tregtinë dhe posedimin e paligjshëm të lëndëve narkotike, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Gjatë aksioneve të ndërmarra, tek personat e ndaluar janë gjetur dhe konfiskuar lloje të ndryshme të drogave narkotike, përfshirë substanca pluhur me ngjyrë të bardhë, substanca pluhur me ngjyrë kafe, hashash dhe marihuanë, si dhe pajisje për bluarje dhe sende të tjera të lidhura me përdorimin dhe shpërndarjen e drogës.

 

“Për disa prej personave, me urdhër të gjykatës kompetente, janë kryer edhe kontrolle në ambiente të caktuara, gjatë të cilave janë gjetur prova shtesë që lidhen me veprat penale”, thonë nga MPB

 

Në mesin e personave të ndaluar ka edhe shtetas të huaj, përkatësisht shtetas të Belgjikës, Turqisë dhe Gjermanisë.

 

Nga policia bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të përfshirë do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale dhe kundërvajtëse. Ministria e Punëve të Brendshme informoi se do të vazhdojë me aktivitetet intensive për luftimin e tregtisë së paligjshme të drogës dhe zbulimin e kryerësve të veprave të tilla penale, me qëllim mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve, rendit dhe qetësisë publike

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button