Rritet inflacioni në Eurozonë për shkak të kostove më të larta të energjisë

Inflacioni vjetor i konsumatorit në Eurozonë u rrit në 2.9 për qind në korrik, nga 2.8 për qind në qershor, thuhet në një vlerësim të publikuar sot nga Eurostat, transmeton Anadolu.
Çmimet e energjisë shënuan rritjen më të madhe vjetore midis komponentëve kryesorë, duke u ngjitur me 10 për qind në korrik, pas një rritjeje prej 8.5 për qind në qershor.
Inflacioni i shërbimeve gjithashtu u rrit në 3.3 për qind nga 3.2 për qind ndërsa inflacioni për mallrat industriale joenergjetike u rrit në 0.9 për qind nga 0.7 për qind.
Çmimet e ushqimeve, alkoolit dhe duhanit u rritën me 1.2 për qind nga viti në vit, duke u ngadalësuar nga një rritje prej 1.5 për qind në qershor.
Inflacioni bazë, pa përfshirë energjinë, ushqimin, alkoolin dhe duhanin, u rrit në 2.5 për qind nga 2.4 për qind.
Në baza mujore, çmimet e konsumit në Eurozonë u rritën me rreth 0.2 për qind në korrik.


