Mickoski: Uji në Gostivar nuk është i pijshëm, është konstatuar baktere e re

Kryeministri, Hristijan Mickoski, deklaroi se uji ende nuk mund të përdoret për pije dhe gatim, pasi në rrjetin e instalimeve është paraqitur një bakter i ri, i ndryshëm nga bakteret fekale që ishin evidentuar më herët.

Sipas tij, kjo situatë lidhet me faktin se instalimet nuk kanë qenë në përdorim për një periudhë të gjatë, ndërsa pas procesit të pastrimit dhe hiperklorimit është shfaqur bakteri i ri në rrjet.

Mickoski u shpreh optimist se edhe kjo sfidë do të tejkalohet së shpejti, duke shtuar se pas eliminimit të bakterit pritet që uji të miratohet sërish për pije dhe gatim.
Deklarata e plotë e kryeministrit Hristijan Mickoski:

Edhe për një kohë ai ujë do të mbesë ashtu sepse tani më instalim nuk janë ato baktere fekale por është paraqitur një baktere e re në instalime për arsye se ata nuk janë përdorur për një kohë të gjatë. Tani me pastrimin dhe me hiperklorimin është paraqitur në instalime. Pres që ta tejkalojmë edhe këtë sfidë dhe sapo të tejkalohet kjo sfidë pres që uji të miratohet edhe për pije dhe gatim”, deklaroi Mickoski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button