Kumanovë, hidhet bombë dore në një oborr shtëpie, nuk shpërtheu

Para disa minutava në Kumanove në rrugën Bajram Shabani është raportuar hedhja e një bombe dore në oborrin e një shtëpie. Siç mësohet nga burime brenda policisë, bomba e hedhur nuk ka shpërthyer, por është detyruar ndërhyrja e Njësisë së Anti-Terrorit për ta izoluar. Për momentin nuk ka më shumë informacione mbi të dyshuarin dhe motivet e veprës. Policia po punon për zbardhjen e rastit. /Alsat.mk
