Materie e panjohur derdhet nga lumi Lepenc, në lumin Vardar! Inspektorët nisin kontrollet

Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se një materie e panjohur është derdhur nga lumi Lepenc në Vardar. Inspektorët e qytetit dhe Ministrisë së Mjedisit kanë dalë në terren, ndërsa janë marrë mostra për analiza. Për rastin pritet të ketë më shumë informacione pas rezultateve.

“Para rreth një orë e gjysmë, në Qytetin e Shkupit arriti një denoncim për një materie të panjohur që nga lumi Lepec po derdhej në Vardar. Shërbimet tona inspektuese menjëherë dolën në terren, ndërsa gjithashtu kontaktuam edhe shërbimet inspektuese të Ministrisë së Mjedisit Jetësor, të cilat po ashtu reaguan menjëherë dhe dolën në vendngjarje. Për më tepër, nga shërbimet inspektuese të Qytetit të Shkupit u aktivizua edhe një dron për zbulimin e shkaktarit të kësaj dukurie, ndërsa ekipet e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” u thirrën për të marrë mostra nga lumi dhe për t’i analizuar menjëherë, me qëllim përcaktimin e llojit të materies. Jemi në komunikim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe ministrin, dhe besoj se shumë shpejt do të zbulohet shkaktari i kësaj dukurie dhe do të merren masat përkatëse ndaj përgjegjësve. Nuk do të ketë tolerancë për askënd! Sapo të marrim informacione më të detajuara nga Ministria, e cila është kompetente për zgjidhjen e kësaj situate, do t’ju informojmë”, theksoi Gjorgjievski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button