Arrestohet në flagrancë një 32-vjeçar nga Kavadari, dyshohet se mashtroi një grua për 9.000 euro me premtimin për pasaportë të huaj

Një 32-vjeçar nga Kavadari është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi dyshohet se ka mashtruar një grua 50-vjeçare nga Kumanova, duke i marrë gjithsej 9.000 euro me premtimin se do t’i siguronte një pasaportë të huaj.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, arrestimi është kryer më 23 korrik në Sheshin e Qytetit në Kavadar nga zyrtarët policorë të Kavadarit, në bashkëpunim me kolegët e tyre nga Kumanova.
Sipas denoncimit, i dyshuari fillimisht i kishte premtuar gruas se do të ndërmjetësonte për marrjen e një pasaporte të huaj kundrejt 400 eurove, por më pas kishte kërkuar vazhdimisht shuma të tjera, duke arritur t’i marrë gjithsej 9.000 euro. Edhe pas kësaj, ai kishte vazhduar të kërkonte para.
Policia bëri të ditur se, pas ndërhyrjes, tek i dyshuari u gjetën 2.000 euro, të cilat sapo i kishte marrë nga denoncuesja dhe që më parë ishin shënuar e përpunuar me metoda kriminalistiko-teknike nga policia.
I arrestuari u ndalua në stacion policor dhe më pas u nxor para prokurorit publik, ku e pranoi veprën. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “Mashtrim”.



