NPK-ja e Tetovës dhe Këshilli Komunal në terren në Çajlë, sigurojnë ujë të pijshëm për banorët

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK), Samet Bislimi, së bashku me ekipin e ndërmarrjes, si dhe kryetari i Këshillit Komunal, Jusuf Abduli, bashkë me këshilltarët komunalë, kanë dalë në terren në fshatin Çajlë për t’u ofruar ndihmë banorëve me furnizim me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit, ekipet janë mobilizuar për të siguruar ujë për qytetarët, në shenjë solidariteti dhe gatishmërie për të përballuar situatën.

Autoritetet lokale theksojnë se angazhimi në terren do të vazhdojë, me qëllim që banorëve t’u ofrohet mbështetja e nevojshme dhe të sigurohet furnizimi me ujë të pijshëm deri në normalizimin e gjendjes.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button