Mexhiti pret një delegacion nga Forumi Ekonomik i Davosit, prezanton projektet zhvillimore të Çairit

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur sot një delegacion të përbërë nga përfaqësues të politikës, biznesit dhe institucioneve ndërkombëtare, i udhëhequr nga Dr. Dustin Plantholt, organizator i Forumit Ekonomik të Davosit.

Delegacioni po zhvillon një vizitë njohëse në rajon në kuadër të iniciativave për forcimin e bashkëpunimit ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mexhiti bëri të ditur se gjatë takimit janë prezantuar prioritetet dhe projektet kryesore të Komunës së Çairit, me fokus në zhvillimin e qeverisjes lokale, investimet në arsim, kulturë dhe infrastrukturë.

“Ua prezantova prioritetet dhe projektet zhvillimore të Komunës së Çairit, me theks të veçantë te qeverisja lokale, investimet në arsim, kulturë dhe infrastrukturë, si dhe mundësitë për bashkëpunim në fusha me interes të ndërsjellë”, deklaroi Mexhiti.

Sipas tij, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave me partnerë ndërkombëtarë paraqesin një vlerë të shtuar për zhvillimin e pushtetit lokal dhe krijimin e mundësive të reja për investime e projekte të përbashkëta.

“Besoj se dialogu dhe shkëmbimi i përvojave me partnerë ndërkombëtarë janë një vlerë e shtuar për qeverisjen lokale dhe një mundësi e mirë për të krijuar bashkëpunime që i shërbejnë zhvillimit të vendit tonë”, u shpreh kryetari i Çairit.

Takimi vjen në kuadër të përpjekjeve për promovimin e potencialeve zhvillimore të komunave dhe krijimin e urave të reja të bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button