Kreu i Komunikimeve i Turqisë: Vlerësimit të BE-së për Turqinë i mungon objektiviteti dhe vizioni strategjik

Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë, Burhanettin Duran ka kritikuar vlerësimin e fundit të Bashkimit Evropian (BE) për vendin e tij, duke theksuar se atij i mungojnë objektiviteti dhe vizioni strategjik, transmeton Anadolu.

Në një postim në rrjetin social amerikan X, Duran tha se vlerësimet e përfshira në dokumentin e BE-së të quajtur “Mirëkuptimi i Përbashkët”, të publikuar më 15 korrik të vitit 2026, janë “larg objektivitetit dhe parashikimit strategjik”.

Ai tha se qasja që “shpërfill statusin e Turqisë si vend kandidat” tregon edhe një herë mungesën e vizionit të BE-së për një të ardhme të përbashkët. Duran gjithashtu deklaroi se dokumenti anashkalon rolin e Turqisë në sigurinë euroatlantike, pavarësisht se pozita e saj e domosdoshme në këtë fushë u riafirmua qartë gjatë Samitit të NATO-s në Ankara.

Sipas tij, deklaratat që shpërfillin këtë realitet “nuk kontribuojnë në një dialog konstruktiv”. Duke iu referuar Mesdheut Lindor dhe Qipros, Duran tha se dokumenti përsërit “retorikë të njëanshme” që nuk pasqyron as të drejtën ndërkombëtare dhe as realitetet historike.

“Një zgjidhje e qëndrueshme është e mundur vetëm përmes një qasjeje të drejtë, të paanshme dhe realiste”, tha ai. Duran i bëri thirrje BE-së që të miratojë “një diskurs më të përgjegjshëm”, të bazuar në respektin e ndërsjellë dhe interesat e përbashkëta, pa paragjykime.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button