Arrestohen në Mal të Zi dy shtetase të Maqedonisë së Veriut, dyshohen për vjedhje të stolive të arit

Dy shtetase të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar në Mal të Zi, nën dyshimin se kanë vjedhur katër zinxhirë ari nga një argjendari në Igallo.
Sipas njoftimit të Policisë së Malit të Zi, stolitë e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronares së argjendarisë.
“Zyrtarët e Departamentit të Sigurisë në Herceg Novi i privuan nga liria Zh.Ç.T. (55) dhe A.R. (33) nga Shkupi, shtetase të Maqedonisë së Veriut, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘vjedhje’”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndaj dy të dyshuarave do të zhvillohet procedurë penale në përputhje me legjislacionin e Malit të Zi.

