Hekurudha e shpejtë po bëhet realitet: Nikolloski paralajmëron nisjen e punimeve

Përgatitjet për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10 po zhvillohen sipas planit, ndërsa gjatë muajit gusht do të organizohen prezantime publike të studimeve, pas të cilave do të përgatiten marrëveshjet për financimin dhe realizimin e projektit, njoftoi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Ai konfirmoi se afati për fillimin e punimeve mbetet fundi i këtij viti, siç kishte paralajmëruar më herët edhe kryeministri Hristijan Mickoski.

“Përgatitjet për ndërtimin e Korridorit 10 po zhvillohen në mënyrë të shkëlqyer. Studimi mjedisor dhe studimi për ndikimin social janë përfunduar. Në fillim të gushtit do të ketë prezantime publike – të paktën katër, në Shkup, Veles, Demir Kapi dhe Gjevgjeli – ku popullata lokale do të ketë mundësi të njihet me projektin”, tha Nikolloski.

Ai theksoi se bëhet fjalë për një dokument voluminoz dhe gjithëpërfshirës.

“Është një dokument cilësor me pothuajse 1.600 faqe, i cili përfshin të gjitha aspektet e projektit. Më pas do të bëhet rishikimi i tij, duke përfshirë komentet e qytetarëve lokalë dhe, sipas marrëveshjes që kemi, deri më 31 gusht kjo fazë duhet të përfundojë. Pas kësaj do të kalojmë në hartimin e marrëveshjeve për financimin dhe realizimin e projektit. Gjithçka po zhvillohet sipas planit”, deklaroi ai, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës në Komunën e Kisella Vodës.

I pyetur për detaje rreth financimit të projektit, Nikolloski tha se, në përputhje me legjislacionin vendas, kushtet e financimit do të prezantohen publikisht në Kuvend dhe deri atëherë nuk mund të bëhen publike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button