Fazliu: Ne, jemi të gatshëm ti përgjigjemi rritjes së kërkesave të mërgimtarëve tanë!

Drejtori i Drejtorisë së Udhëheqjes së Librave Amë, Faton Fazliu, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin Ritmi i Ditës në RTM 2!

Fazliu për Ritmin e ditës, ka bërë me dije se ata si drejtori janë të gatshëm që ti përgjigjen sfidave të verës dhe rritjes së kërkesave të mërgimtarëve për dokumente personale.

“është e vërtetë se në drejtorinë të cilën unë e udhëheq tash e dy vite ka periudha të caktuara të vitit ku rritet dukshëm dinamika, puna dhe kërkesa për dokumentacione personale dhe për shërbime administrative. Andaj, njëra prej këtyre sezoneve është edhe sezoni i verës, ku me ardhjen e mërgimtarëve në vendin tonë, ata paraqesin nevojat e veta për shërbime administrative, por edhe për nxjerrjen e dokumenteve personale. E dini se njëri prej institucioneve kyçe për dhënien e dokumenteve personale është Drejtoria për udhëheqjen e librave amë. Ne si drejtori jemi të përgatitur dhe të gatshëm që ti shërbejmë qytetarët në mënyrën më të mirë të mundshme, sa më profesional dhe sa më shpejt”, deklaroi Fazliu.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button