Gashi nga ceremonia e 15 Korrikut: Populli turk dëshmoi fuqinë e unitetit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 15 Korrikut – Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, e organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup.
“Mora pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 15 Korrikut – Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, në organizimin e Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Shkup, SH.T. Fatih Ulusoy.
Kjo ngjarje është moment për të përkujtuar rëndësinë e demokracisë, unitetit dhe respektit për vlerat që bashkojnë popujt.
Sakrifica dhe vendosmëria e popullit turk më 15 korrik mbeten një dëshmi e fuqisë së një kombi që qëndron i bashkuar në mbrojtje të institucioneve demokratike dhe të ardhmes së tij”, ka shkruar Gashi.



